LV-ja gjobitet me 2 mijë euro për mosrespektim të masave anti-Covid
25 janar 2021
| 11:58
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se edhe Lëvizja Vetëvendosje është dënuar për mos respektim të masave anti-Covid, raporton “Epoka e re”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjoba që i është shqiptuar këtij subjekti politik është 2 mijë euro.
“Askush mbi ligjin! As VV! Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!”, ka shkruar Tahiri.