LV-ja ‘godet’ pushtetet e kaluara: Dikur Radojçiqit i hiqej fletarresti, tash e kërkon Interpoli
08 dhjetor 2023
| 16:15
Shtimin e Milan Radojçiqit në listën e kërkimit të Interpolit, Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit e ka shfrytëzuar të premten për t’i goditur pushtetet e kaluara.
Në një postim në faqen zyrtare të Vetëvendosjes është thënë se dikur Radojçiqi endej me vetura zyrtare e i largohej fletarresti, ndërsa sot i janë konfiskuar të gjitha dhe i është lëshuar urdhërarrest nga Interpoli.
“Dikur në Prishtinë endej me vetura zyrtare, sot në veri i është konfiskuar gjithçka e madje edhe villa me barkë. Dikur në Prishtinë i largohej fletarresti, sot me kërkesë nga Prishtina i lëshohet urdhërarrest edhe nga Interpoli. Dallimi është evident. Nuk ka më kompromis me krimin e në dëm të Republikës”, është thënë në reagimin e partisë së kryeministrit Albin Kurti.