LV-ja hap zyrtarisht fushatën në Prishtinë
03 shkurt 2021
| 11:27
Lëvizja Vetëvendosje ka hapur sot fushatën zgjedhore në Prishtinë, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në hapjen zyrtare të fushatës, kandidatët për deputetë dhe kryetari i degës së LV-së në kryeqytet, Arben Vitia, ka thënë se fitorja e kësaj partie do të jetë e sigurt, raporton “Epoka e re”.
Para medieve, ai ka thënë se gjatës fushatës kandidatë e kësaj lëvizje do të vazhdojnë të takojnë qytetarët që kjo fitore të jetë bindëse.
“Fitorja e Vetëvendosjes me 14 shkurt është e sigurt deri atëherë secili nga kandidatët tonë do të takojë qytetarët, ashtu siç i kemi takuar edhe para fushatës që kjo fitore të jetë bindëse”, ka deklaruar ai.