LV-ja ia përshkruan vetes ‘heqjen e dinarit serb’ si arritje të saj, harron BQK-në ‘e pavarur’

04 shkurt 2024 | 13:47

Tërë kohën janë deklaruar se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) është “institucion i pavarur” që kryen punët e saj pa prekje nga politika, por Lëvizja Vetëvendosje e ka harruar krejtësisht këtë duke ia përshkruar vetes si të arritur.

“E hoqëm dinarin serb”, është thënë ndër të tjera në komunikatën për media të lëshuar pas mbledhjes së Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është kryesuar nga Albin Kurti.

“Në vijën e përgjithshme të zhvillimeve politike u theksua fillimi i mbarë i këtij viti me përplotë zhvillime të rëndësishme për Republikën tonë si: Liberalizimi i vizave, njohja e pasaportës së RKS-së nga Spanja, heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe, heqja e vizave nga Izraeli, Lëvizja e lirë me targa RKS pa stikera, blerja e raketave ‘Javelin’ nga ShBA-ja, rikthimi i FSK-së në ‘Defender Europe 2025’, subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për mbi 40 mijë familje të cenueshme, faturimi i energjisë elektrike në veri, shërbimet e ARBK-së për herë të parë në veri, heqja e dinarit të Serbisë, mbyllja e komunave paralele dhe arritje të tjera”, ka njoftuar LV-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka…