LV-ja kërkon interpelancë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë

09 qershor 2020 | 17:43

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për interpelancë parlamentare mbi heqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë.

Në njoftimin për medie, LV-ja ka shkruar se reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve. “Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çdo formë tjetër ndërveprimi në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jetë ndryshe përpos se reciproke. Barazia është parakusht, kurse reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. Është obligim shtetëror e kushtetues, përveçse në interes të shtetit që qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët të trajtohen barabarësisht e pa paragjykime”, është thënë në njoftim.

Sipas LV-së, heqja e reciprociteti ndaj Serbisë  është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës. “Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës”, është thënë në njoftim.

 

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elvana Pruthi, e lindur më: 02.07.1955 nga Gjakova, e regjistruar…