LV-ja kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen në Brekoc të Gjakovës

09 gusht 2018 | 16:48

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në këtë lëvizje, Nazlie Bala, kanë kërkuar përgjegjësi institucionale me rastin e vrasjes se Valbona Markut dhe bijës se saj 9-vjeçare nga bashkëshorti i saj

“Shtetit të Kosovës ka humbur dy qytetare. Valbona Marku me të bijën 9-vjeçare janë vrarë dje nga bashkëshorti, përkatësisht babai në Brekoc të Gjakovës. Viktima, rreth 40-vjeçare, edhe pse kishte kërkuar ndihmë nga policia rreth pesë orë para se të kryhej krimi, nuk kishte marrë asnjë ndihmë. Ndërkohë asnjë polic nuk raportohet të ketë dhënë përgjegjësi. Njëjtë sikur edhe në rastin e shumë grave të tjera viktima me histori fatale”, është thënë në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas kësaj komunikate, Mulhaxha-Kollçaku e Bala kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme ne Gjakovë e cila është organizuar nga shoqëria civile.

“Dhuna në familje është akt që shkel të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut janë të drejta themelore në të cilat ka të drejtë çdo qenie njerëzore. Shteti nuk mund të qëndrojë duarkryq para vrasjeve që po ndodhin. Ndryshimi në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale për veprën penale të dhunës në familje është i nevojshëm sipas rezolutës së kaluar në Kuvend prej seancës së thirrur nga LV-ja në lidhje me dhunën ndaj grave”, është thënë në këtë komunikatë.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10155344929867000/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…