LV-ja kërkon të diskutohet për zgjedhjet në Podujevë, Daka i thotë se ato caktohen nga presidenti

28 maj 2020 | 14:11

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar në që në rend të ditës të futet edhe diskutimi për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë, ta cilat janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka kërkuar që të vendoset në rend dite diskutimi për zgjedhjet në Podujevë. Sipas tij ka ardhur koha të flitet për zgjedhjet në Podujevë.

“Ka ardhur koha që të flasim rreth zgjedhjeve në Podujevë të shtyra muaj më parë. Ne jemi trup politik dhe çdo gjë këtu është politike dhe nuk e shih që ta vëmë në konotacion negativ”,  ka thënë Kurteshi, duke shtuar se është gabim që zgjedhjet janë shtyrë për afat të pacaktuar.

“Sa i përket shtyrjes, ne kemi marrë një vendim të drejtë mirëpo ne kemi bërë një lëshim që kemi shtyrë zgjedhje pa një datë të pacaktuar. Tash është një moment që i merr vendimet nga institucionet siç jemi ne, kurse caktimi i datës bëhet nga presidenca. Atëherë ne kemi marrë një vendim të drejtë por në afat të pacaktuar”, ka thënë Kurteshi.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se ky institucion nuk cakton data të zgjedhjeve, por presidenca.

“Ne si KQZ nuk shpallim zgjedhje e as nuk i caktojmë ato. Dihet e kujt është kjo kompetencë dhe e dimë që ato janë shtyrë për shkak të pandemisë. Ata që janë kompetentë besoj se do ta caktojnë datën e zgjedhjeve. Unë e qesë në votim, por nuk jemi ata që kërkojmë që të shpallen zgjedhje”, ka thënë Daka.

Në anën tjetër, Sami Hamiti nga LDK-ja ka thënë se nuk është e arsyeshme që të bëhet ky diskutim kur nuk është në kompetencë e KQZ-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy lojtarë të Fulham janë testuar pozitivisht për koronavirus në…