LV-ja kërkon vota për Haskukën me fotografinë e Kurtit
13 tetor 2021
| 14:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditëve të fundit ka rritur angazhimin e tij në përkrahje të kandidatëve të partisë së tij për kryetarë komunash.
Ditë më parë ka vizituar Agim Bahtirin në Mitrovicë, derisa dje në profilin e tij zyrtar në “Twitter” ka bërë thirrje që të ndiqet kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia.
Ndërkohë figura e Kurtit po shfrytëzohet për fushatë edhe në Prizren.
Në një pjesë ku janë vendosur posterët e Mytaher Haskukës, është vendosur edhe një poster që mban mbishkrimin për të votuar Haskukën, derisa fotografia është e kryeministrit Kurti.