LV-ja: Kjo legjislaturë ka thyer rekord të miratimit të ligjeve

05 gusht 2024 | 14:34

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, gjatë një konference për medie ka shpalosur të arriturat dhe sfidat e këtij subjektit politik gjatë sesionit pranveror të Kuvendit.

Ajo ka thënë se gjatë sesionit pranveror 2024 Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 23 seanca plenare, ku janë miratuar 36 ligje, prej të cilave 20 marrëveshje ndërkombëtare.

“Në Kuvendin e Kosovës janë miratuar 7 rezoluta, 1 deklaratë e përbashkët, 6 rekomandime, është miratuar statuti i Universitetit të Prishtinës, janë shqyrtuar 12 raporte vjetore, janë miratuar 4 raporte, 7 rezoluta për vlerësimin e punës vjetore të institucioneve që i raportojnë Kuvendit”, ka thënë ajo, duke shtuar se nga 14 komisione parlamentare, 7 prej tyre udhëhiqen nga LV-ja. “Janë mbajtur 186 mbledhje të komisioneve parlamentare me gjithsej 866 pika të trajtuara”, ka bërë me dije Kusari.

Ndërkaq Adnan Rrustemi, deputet dhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, ka thënë se kjo legjislaturë ka thyer rekord të miratimit të ligjeve në krahasim me të gjitha legjislaturat e mëparshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët për fazën e Play-Off-it…