
LV-ja: Kosova është shumë larg vlerave evropiane
09 maj 2019
| 20:17
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka theksuar se sot në ditën e Evropës Kosova gjendet e izoluar dhe shumë larg vlerave evropiane.
“Qeveritë e papërgjegjshme e sidomos PANhajnia e ka lënë Kosovën të varfër, të pazhvilluar, me papunësi e pabarazi të lartë. Privatizimi pa plan dhe i dyshimtë ka lënë punëtorët në rrugë, kurse i ka pasuruar disa korporata e politikanë”.
“Ndërkohë drejtësia dhe prokuroria e kapur prej pushtetit nuk e lufton korrupsionin, dhe as nuk mban përgjegjësi për çështjet e pazgjidhura të qytetarëve. Që Kosova të afrohet me Evropën, ekonomia e drejtësia duhet të forcohen, dhe PANhajnia duhet të largohet”, është thënë në njoftimin e LV-së.