LV-ja krenohet me të arriturat e qeverisë Kurti (video)

25 mars 2025 | 12:04

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video, ku krenohet me të bëmat e qeverisë Kurti II në këto katër vite.

Në sektorin e mbrojtjes, aty përmenden veprimet që janë ndërmarr në armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndër të tjera, aty pretendohet se Kosova ka blerë nga ShBA-ja edhe helikopter “Black Hock”, ndonëse deri me tani Kosova nuk e ka blerë asnjë helikopter të tillë.

“Qeveria Kurti është qeveria e parë në historinë tonë politike që realizon një mandat të plotë. Ky mandat katërvjeçar u shënua nga suksese të rëndësishme dhe sfida të mëdha. Katër vite për Republikën, katër vite që i dhanë shtetit themel të fuqishëm dhe qytetarëve dinjitet. Kosova sot është më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë më parë, me rend, ligj dhe shpresë në çdo cep të vendit. Zgjedhjet e 9 shkurtit dëshmuan punën tonë të mirë gjatë këtij mandati. Na presin shumë punë të mira edhe në mandatin e ardhshëm. Po jetojmë në rrethana të vështira globale, por vetëm me qeverisje të mirë mund të triumfojmë.”, është thënë në mbishkrimin e videos së publikuar nga LV-ja në faqen zyrtare të saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Manuel Neuerit, një tjetër dëmtim ka prekur skuadrën e…