LV-ja: Manastiri s’ka asnjë të drejtë të përzihet në punimet e rrugës Deçan-Plavë
Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka reaguar për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë pas kërkesës së Manastirit të Deçanit.
Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për medie ka vlerësuar se ndalimi i punimeve në këtë rrugë nuk guxon të vijë assesi nga udhëheqja e Manastirit të Deçanit që nuk ka asnjë të drejtë të përzihet në këto punë.
LV-ja u ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, që mos të bijën pre e politikave të pasardhësve të kriminelit Millosheviq
“Rruga Deçan-Plavë është rrugë me rëndësi shtetërore e kombëtare. Ndalimi i punimeve në këtë rrugë nuk guxon të vijë assesi nga udhëheqja e Manastirit të Deçanit që nuk ka asnjë të drejtë të përzihet në këto punë.
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Deçan i dënon ashpër përpjekjet e vazhdueshme të Manastirit për pengimin e zhvillimit të Komunës së Deçanit. Ne kërkojmë po ashtu nga Ministria e Infrastrukturës që të veprojë sipas ligjit.
Qeveria e ka për detyrë ta zgjidhë në mënyrë që mos t’i vendosë qytetarët përballë klerit të politizuar. Ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, qe mos të bijën pre e politikave të pasardhësve të kriminelit Millosheviq”, është theksuar në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
/Epoka e re/