LV-ja në Ferizaj mbetet pa shef të asamblistëve, aderon në Nisma

02 nëntor 2018 | 14:04

Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Ali Halimi, të premten i është bashkuar Nismës Socialdemokrate.
Bashkë me Halimin nga Vetëvendosje te Nisma Socialdemokrate kanë aderuar edhe disa anëtarë tjerë të partisë së Albin Kurtit.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj.

Nisma në Ferizaj, sipas Limajt, do të jetë shumë më e fuqishme. “Sot është një ditë e rëndësishme për Nismën. Nga sot pjesë e familjes tonë politike do të bëhet shefi i asamblistëve të LV-së në Ferizaj, Ali Halimi me bashkëpunëtorë. Nisma në Ferizaj do të jetë shumë më e fuqishme. I urojmë mirëseardhje asamblistit për t’i ofruar bashkëpunimin e përbashkët të Nismës në Ferizaj dhe Kosovë”, ka thënë Limaj.

Ndërkaq Ali Halimi ka thënë se ka kënaqësinë që i është bashkuar Nismës.

Ai është zotuar se do të angazhohet që idetë socialdemokrate t’i forcojnë në Ferizaj dhe Kosovë.

Nismës të premten i janë bashkuar edhe Beki Ademi, Rexhep Ramadani, Enver Ismajli, Isadora Zeqiri, Mevludin Ibishi dhe Flamur Sallahu, të gjithë ish-anëtarë të Vetëvendosjes në Komunën e Ferizajt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës Luljeta Veselaj-Gutaj dhe Milaim Zeka,…