LV-ja në fundjavë i dorëzon emrat e kandidatëve për deputetë, Kurti bartës i listës

11 janar 2021 | 14:59

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të kandidojë për deputet dhe do të jetë bartës i listës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu bërë me dije Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje në një intervistë për “Ekonomia Online”.

Rrustemi, është shprehur se ish-kryeministri Albin Kurti dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë dënim alternativ që sipas tij, nuk mund të ketë pasoja juridike.

“Padyshim që Kurti do të jetë bartës i listës së kandidatëve të LV-së, për zgjedhjet e 14 shkurtit, para se të jetë edhe kryeministër padyshim se do të jetë edhe deputet. Kurti dhe Haxhiu kanë dënim alternativ që nuk është dënim kryesor dhe dënimi alternativ nuk ka pasoja juridike, ashtu siç përcaktohet edhe me kodin penal në bazë të cilët ju është shqiptuar kjo masë dhe në të njëjtën kohë Kushtetuta e Kosovës pala që në rastin konkret e përdor kodin penal kur ka qenë në fuqi në kohën kur janë dënuar”.

“Nuk ka kufizim ligjor as kushtetues se kandidimi i Kurtit dhe Haxhiut aktgjykimi do të lexohet drejtë edhe në përmbajtjet dhe se kandidat për deputet mund të jenë personat të cilët janë dënuar me një vit e më shumë burg me mënyrë efektive”, ka thënë Rrustemi.

Rrustemi, ka sqaruar se LV-ja tashmë i ka shpallur zgjedhjet brenda partisë ku secili anëtar i kësaj lëvizje e ka të drejtën që të kandidojë për deputet.

“LV-ja tashmë i ka shpallur zgjedhjet e brendshme, ku secili anëtar i LV-së e ka të drejtën për dhe mundësinë që të kandidohet për deputet natyrisht në përputhje me statutin duke mbledhur nënshkrime të nevojshme siç parashihet sepse ne e kemi të përcaktuar se 1/2 e listës për deputet vije nga qendrat tona, ndërsa 1/4 propozohet nga kryetari i Lëvizjes dhe pjesa tjetër nga Kryesia e LV-së”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për krijimin e…