LV-ja në Prishtinë e akuzon pushtetin për blerje të asamblistëve

09 dhjetor 2024 | 14:55

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV) në Prishtinë, Gëzim Sveçla dhe Egzon Azemi, kanë akuzuar asamblistët e partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për shitje të votave.

“Kemi ftuar konferencën për pazaret milionëshe që po ndodhin në komunën e Prishtinës…Ka filluar edhe blerja e asamblistëve. Ka kundërshtime edhe mes LDK-së për këto pika të rendit të ditës. Asamblistëve të caktuar iu janë ofruar tri shtëpia për votime. Ju bëjmë thirrje asamblistëve të vazhdojnë rrugën e drejtë”, ka thënë Azemi.

Teksa asamblisti tjetër i opozitës, Gëzim Sveçla, e ka arsyetuar veprimin e bërë sot në sallën e Kuvendit Komunal, ku e shkuli mikrofonin, duke thënë se kjo ka qenë arsyeja e një veprimi të tillë, të cilin ai e ka quajtur “aksion simbolik”.

“Rasti që ka ndodhur nuk ka të bëjë fare me miratimit e buxhetit. Unë si asamblist e kam ndërmarr një veprim që e keni parë të gjithë. Bëhet fjalë për defunksionalizimin e mikrofonit që për një kohë shumë të shkurtër u funksionalizua sërish. Nuk bëhet fjalë për vandalizëm të sallës së Kuvendit, bëhet fjalë për veprim politik, aksion simbolik që ishte i domosdoshëm në mënyrë që të paktën përkohësisht të ndërpritej ajo seancë ku do të merreshin disa vendime që janë shumë të dëmshme për qytetin dhe banorët e Prishtinës”, ka thënë Sveçla

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për gjykimin dhe…