LV-ja në Vushtrri dorëzon kallëzim penal kundër kryetarit Idrizi

19 korrik 2022 | 15:48

Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Vushtrri dje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të kësaj komune, Ferit Idrizi për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky kallëzim penal është dorëzuar pas anulimit të konkursit për drejtorë të shkollave në Vushtrri.

“Grupi ynë kuvendar ashtu siç është zotuar nga fillimi do të vazhdojë të jetë gardian i demokracisë, ligjshmërisë dhe llogaridhënies brenda Kuvendit Komunal dhe jashtë tij në mbrojtje të interesit qytetarë”,  ka njoftuar Vetëvendosje në Vushtrri.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë sot më 18.07.2022, grupi i asamblistëve tanë në Kuvendin Komunal ka ushtruar kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ndaj kryetarit të komunës, z. Ferit Idrizi në lidhje me anulimin e konkursit për drejtor të shkollave.

Ju rikujtojmë se për disa seanca me radhë kryetari dhe subjekti i ti politik me arrogancën e numrave dhe retorikës pamundësuan çfarëdo debati në lidhje me ketë çështje në seancat e kuvendit.

Grupi ynë kuvendar ashtu siç është zotuar nga fillimi do të vazhdojë të jetë gardian i demokracisë, ligjshmërisë dhe llogaridhënies brenda Kuvendit Komunal dhe jashtë tij në mbrojtje të interesit qytetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Matthijs de Ligt edhe zyrtarisht është futbollist i Bayern Munichut.…