LV-ja nuk e përkrah mocionin e opozitës për raportim të kryeministrit për dialogun
Ushtruesja e detyrës së shefes se grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur kundër mocionit të opozitës që në rend të ditës të futet raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e Brukselit, të cilën e ka pranuar zyrtarisht të hënën.
Ajo ka kritikuar fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për mocionin, duke thënë se ai ka mbajtur fjalim patetik.
“Mocionin e kombinuat me fjalim patetik të z. Abdixhiku para deputetëve të Kuvendit ia rekomandojë ta bëjë në selinë e LDK-së sepse z. Abdixhiku fillojë të bëjë analizë të marrëveshjes”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë ka rikujtuar opozitës se ata e kanë ndalur debatin e kaluar parlamentar.
“Ne si grup parlamentar e konsiderojmë se një debat i tillë për dialogun është i paqëndrueshëm në kohen kur kryeministri nuk është këtu”, ka thënë Kusari-Lila.