LV-ja nuk e përkrah propozim-rezolutën e PDK-së për lirimin e energjisë elektrike
08 shkurt 2024
| 11:11
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV) nuk e kanë përkrahur propozim-rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
Deputetët e partisë në pushtet kanë zgjedhur të abstenojnë për këtë rezolutë, e cila është propozuar në muajin e kaluar nga PDK-ja.
Pro kësaj rezolute kanë votuar vetëm 29 deputetë të opozitës.
Ndërsa 55 deputetët të LV-së kanë abstenuar.