LV-ja: Opozita vazhdon ta shfrytëzojë Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur

19 dhjetor 2023 | 15:06

Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se opozita është duke e shfrytëzuar Gjykatën Kushtetuese për t’i bllokuar reformat që ka nisur qeveria Kurti. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, kjo nuk ka të bëjë me opozitëbërje, por me mbrojtjen e shtetit të kapur.

Opozita e pa alternativë, vazhdon ta shfrytëzoj Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur dhe për t’i mbrojtur të fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit.  Pra, nga njëra anë ajo dërgon Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe atë për Këshillin Prokurorial, kurse në anën tjetër Ligjin për çmimet tavan dhe atë për Fondin Sovran.  Në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave ndaj propozimeve e vendimeve tona, me qëllim bllokimin e reformave tona transformuese e progresiste vazhdojnë të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk ka të bëjë me opozitbërje, kjo është përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruaj grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre”, është thënë në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Austrisë në Prishtinë ka bërë të ditur se…