LV-ja organizon aktivitete në shënim të protestës së 10 shkurtit

10 shkurt 2025 | 08:28

Në shënimin e 18 vjetorit të protestës se 10 shkurtit 2007, Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka organizuar disa aktivitete.

Në ora 10:00 është paraparë të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit, në orën 12:00 homazhe te varri i Mon Balaj dhe në orën 13:15 homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardi “Nënë Tereza”.

Atë kohë, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut.

Në këtë protestë mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë të tjerë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajtën me plumba gome drejt turmës.

Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë tentuar të shpërthejnë kordonin e policisë së Kosovës dhe policisë së UNMIK-ut, që ishte vendosur në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, raporton “Zyrtare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka…