LV-ja pa simbole shtetërore në fushatë, Ramadani: Çfarë mesazhi po çoni? Goditje ndaj shtetit, sovranitetit dhe pavarësisë
12 janar 2025
| 14:02
Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar që as në fushatë zgjedhore të mos paraqes simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, duke i mbajtur vetëm ato të Shqipërisë.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar duke theksuar se lidershipi i vërtetë i provomovon simbolet e shtetit dhe jo t’i shmang ato.
“Çfarë mesazhi dërgon një parti në fushatë zgjedhore kur shmang flamurin e shtetit që drejton? Pse kjo është nënvlerësim i sovranitetit të shtetit të Kosovës?”.
“Kjo krijon përshtypjen se shteti aktual trajtohet si i përkohshëm dhe pa dilemë dëmton legjitimitetin e shtetit. Kjo është edhe goditje ndaj krenarisë së popullit, që nënkupton shtetin, sovranitetin dhe pavarësinë e arritur me sakrifica!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.