
LV-ja paralajmëron ankesë për votimin me postë
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka bërë me dije se Vetëvendosje do të ankohen lidhur me çështjen e rivotimit me postë.
“Ne kemi me u ankuar në lidhje me çështjen e rivotimit me postë nga vota e jashtme nga mërgimtaret tanë, për arsye se kemi nxjerr shumë dëshmi, fakte, prova se ai proces është tërësisht i kontaminuar. Ne i kemi të dy afatet në dispozicion, një e kemi afatin me u ankuar në vendimin e PZAP, sepse e ka hapur derën PZAP ligjërisht, por kemi të drejtën që të bëjmë ankesë edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare”, ka thënë ai pas mbledhjes së KQZ-së.
Kurteshi po ashtu ka thënë se do të ankoheni në lidhje me çështjen e votimit me postë edhe në Supreme.
“Ne e dërgojmë ankesën në Gjykatën Supreme më bindjen se na jep të drejtë, por nuk vendosim për të”, ka thënë ai.