LV-ja: Përdhunimet nuk duhet të mbulohen, duhet të dënohen (Video)
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë në lidhje me dëshminë e djeshme të Vasfije Krasniqi për tmerrin e përdhunimit që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për rrëfimin e Vasfije Krasniqit për përdhunimin e saj në kohën kur i kishte vetëm 16 vjeç si dhe ka përmendur edhe dështimin e një procesi gjyqësor për t’i dënuar këta përdhunues.
“Këto janë plagë të hapura, plagë që kullojnë e të cilat e kanë dërrmuar shoqërinë tonë. Vasfijen e të gjitha gratë e tjera të dhunuara duhet t’i dëgjojë e t’i ndihmojë shteti e shoqëria pa rezervë e pa kursim”, ka thënë Kurti.
Ndërsa drejtuesja e sekretariatit të Gruas Aktiviste në Lëvizjen Vetëvendosje, Nazlie Bala, teksa i ka shprehur mbështetje Vasfijes dhe shumë grave të tjera si ajo, ka thënë se rrëfimet e tyre do të janë edhe argumente dhe betejë për drejtësi.
“Vasfija nuk është më vetëm viktimë e luftës, por luftëtare për drejtësi, thirrja e saj bëhet sepse shqiptarët po i shmangen së tepërmi të kaluarës së tyre. Gjithnjë mbetemi peng i të kaluarës, nëse i shmangemi asaj. E kaluara është shenja e një lufte të pambaruar. Luftë e bënë ushtarët, ndërsa vazhdimin e saj në paqen duhet ta bëjnë viktimat”, ka thënë Bala.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/292774511328628/