LV-ja propozon një mocion procedural, Konjufca voton kundër, thotë se e bëri për ta ruajtur dinjitetin e Kuvendit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar kundër një propozimi nga shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës.
Kusari-Lila ka kërkuar që në rend të ditës në seancën e Kuvendit të futet një mocion procedural për ta shkarkuar anëtarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka.
“Unë mendoj që tash për me i trajtuar palët e barabarta po e qes në votim, por unë do të votoj kundër sepse mendoj që si kryetar i Kuvendit është kundër rregullores së Kuvendit”.
“Unë mendoj se Kuvendi është vendi ku përmes vullnetit të popullit i rregullojmë me marrëveshje këto çështje. Keni deshtë me marrëveshje me i qitë këto, atëherë detyra e kryetarit të Kuvendit është me i trajtuar palët e barabarta, por brenda kësaj barabarësie më lejoni që për me e ruajtur dinjitetin e Kuvendit do të votoj kundër kësaj, është gabim”, ka thënë Konjufca duke iu referuar respektimit të rregullores së Kuvendit.