LV-ja: Provat për rastin ‘Dehari’ askush s’mund t’i dëmtojë
21 nëntor 2023
| 15:48
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se sa i përket rastit “Dehari” nuk mundet askush t’i dëmtojë më ato prova sepse sipas tij, mbi to janë bërë tashmë ekspertiza dhe superekspertiza.
Ai ka shkruar në “Facebook” se për sigurinë e tyre nuk duhet askush të shqetësohet.
“Të shqetësuar jemi vetëm mbi padrejtësinë, moszbardhjen ende të atij rasti. Rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çka do që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime, por provat dhe e vërteta janë të pazhbëshme tashmë. Është koha vetëm për drejtësi”, ka shkruar Manxhuka.