
LV-ja publikon një foto ku shihen Kurti, Demaçi dhe ushtarët e UÇK-së
17 shkurt 2025
| 17:21
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një fotografi të vitit 1998, ku kryeministri Albin Kurti shihet teksa futet në një veturë, ndërsa përreth veturës qëndrojnë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aty shihet edhe veprimtari Adem Demaçi, i cili e drejtonte zyrën e UÇK-së në Prishtinë. Kurti punonte në atë zyrë.