LV-ja publikon video të re, sulmon opozitën: Ata që na lanë në terr, të na kursejnë prej zhurmës
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një tjetër video të re ku akuzon qeveritë e mëhershme për keqqeverisje, këtë herë për sektorin e energjisë.
LV-ja ka sulmuar opozitën me ketë mesazh: “Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës”.
“Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës. Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t’ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne por e gjithë Evropa. Në videon më poshtë do të mund të shihni veprimet e Qeverisë për më pak se dy vite në sektorin e energjisë, dhe 20 vitet paraprake se si është rrënuar ky system”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje në “Facebook”.