LV-ja publikon videon e radhës, akuzon opozitën për sistemin e drejtësisë

30 prill 2023 | 15:10

Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar videon e radhës propagandistike, u personazhe kryesore janë zyrtarë të partive opozitare.

Në këtë video, partia e cila e ka gjithë pushtetin ka akuzuar partitë opozitare për çështjet e drejtësisë.

LV-ja që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti ka përdorur tri deklarimet e fundit të anëtarëve të partive opozitare, duke thënë se këto janë “3 rastet shkollore” se qysh është bërë drejtësia në të kaluarën.

“Drejtësia që e njohim të gjithë. 3 raste shkollore të treguara ditëve të fundit – Drejtësia që e njohim të gjithë. 3 raste shkollore të treguara ditëve të fundit: – ShIK-u që kërkon 3 milionë për të liruar guvernatorin. – Ministri i LDK-së që kërkon nga policia të mos ja burgos kryetarin. – Kryeprokurori që i shkon me dosje kryeministrit”, është thënë në mbishkrimin e kësaj video që është publikuar në faqen zyrtare të partisë.

Për të mos harruar, këto ditë, duke filluar nga kryeministri, Albin Kurti e deri të anëtarët më të zakontë të LV-së, kanë sulmuar sistemin e drejtësisë dhe prokurorinë e vendit për shkak të arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Lazios, me rezultat…