LV-ja: Qeveria Hoti hoqi dorë nga shtetësia për të shkuar në dialog me Serbinë
Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë Hoti se ka pranuar për vazhdimin e dialogut në Uashington, pasi paraprakisht plotësoi kërkesat e Serbisë për largimin e reciprocitetit dhe heqjen dorë nga shtetësia përmes ndalimit të procesit të njohjeve e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Përmes një video të publikuar në “Facebook”, Lëvizja Vetëvendosje thotë se për një vazhdim të mbrapshtë të dialogut pati disa parakushte: u desh të largohej një qeverisje e mirë, të hiqej reciprociteti dhe të hiqej dorë nga shtetësia përmes ndalimit të procesit të njohjeve e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
“Të gjitha këto veprime u ndërmorën nga një klub i stërvjetëruar politik nën qeverinë koti që nuk ka as legjitimitet e as kredibilitet”, thekson Vetëvendosje.
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/190917385619873/?t=6