LV-ja refuzon edhe kërkesën e opozitës për Projektligjin për zyrtarët publikë
27 qershor 2024
| 12:06
Nuk ka kaluar as kërkesa e tretë e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj.
Deputetët e Lëvizjes së Vetëvendosjes (LV) kanë refuzuar edhe kërkesën e Selmanajt që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë t’i kthehet për shqyrtim Komisionit Parlamentar për Administratë Publike dhe Media.
Kjo sepse nuk janë marrë parasysh komentet e BE-së dhe të Gjykatës Kushtetuese për këtë projektligj.
Kundër kërkesës në fjalë kanë votuar 50 deputetë, ndërsa pro 25 dhe tre deputetë kanë abstenuar.
Dy kërkesat paraprake të Selmanajt kanë qenë për tërheqjen nga agjenda dhe rikthim të komisionet edhe të Projektligjit për Këshillin Prokurorial dhe Projektligjin për Këshillin e Pavarur për Media.