LV-ja refuzon që të hiqet nga rendi i ditës Projektligji për KPM-në
27 qershor 2024
| 11:55
Kuvendi i Kosovës nuk e ka përkrahur as kërkesën e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, që Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) t’i kthehet Komisionit të Kuvendit për Administratë dhe Media për plotësim.
Kundër kërkesës së Sallmanit kanë votuar 50 deputetë të pushtetit, ndërsa pro saj kanë votuar vetëm 25 deputetë.
Deputetët e PDK-së dhe AAK-së e kanë përkrahur propozimin e Driton Selmanajt, duke thënë se projektligji në fjalë nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
Ky projektligji është kundërshtuar edhe nga BE-ja, mediat dhe shoqëria civile.