LV-ja sa ishte në opozitë kritikonte për mungesën e kabinetit qeveritar në seanca. E tash?
Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë i kritikonte qeveritë për mungesën e kryeministrit dhe ministrave në seancat plenare të Kuvendit të Kosovës, por sot edhe kryeministri Kurti dhe ministrat e tij nuk po rrinë në seanca.
Në këto momente prezentë nga kabineti qeveritar është veç ministrja Rozeta Hajdari dhe deputeti i LV-së, Armend Muja, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, shkruan “Epoka e re”.
Pra, edhe deputetët e LV-së e kanë braktisur seancën, e në opozitë ishin shumë të zëshëm kundër këtyre praktikave.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka postuar fotografi në “Facebook” ku shihet prezentë vetëm ministrja Hajdari dhe vetëm një deputet i LV-së.
“Qytetar të dashur kujdesuni për vetën sepse nese mbeteni me u kujdes kjo Qeveri për qytetarët na ka marrë pusi. Sot kur po diskutohet për ngritjen e çmimeve në vend dhe krizen me çka po përballen qytetarët, në Kuvend është vetem një ministre e qeverisë dhe vetëm një deputet nga Vetvendosja”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” Musliu.