LV-ja sërish e pengon formimin Komisionit Hetimor për rastin Dehari
Lëvizja Vetëvendos sërish ka kundërshtuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e zhdukjes se mostrave në rastin e Astrit Deharit.
Në seancën e sotme, ku Kuvendi i Kosovës po diskuton për pikat që nuk janë përfunduar gjatë muajit mars, kryeprlamentari Glauk Konjufca ka pyetur partinë në pushtet, nëse dëshiron t`i jep emra e deputetëve për këtë komision.
Por, partia e Albin Kurti ka refuzuar sërish një gjë të tillë.
“Votimi për themelimin e Komisionit hetimor parlamentar mbi përgjegjësitë e ekzekutivit të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin Dehari dhe çdo veprim apo mosveprim i kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti. Me pas po i shoh unë, të gjitha grupet parlamentare kanë dhënë propozimet e tyre, përveç Lëvizjes Vetëvendosje. A i jep Lëvizja Vetëvendosje emrat a jo? Nuk i jep emrat. Kështu që, e shtyjë sërish këtë pikë derisa Lëvizja Vetëvendosje t`i jep emrat dhe kur se paku i kemi edhe partitë opozitare të pranishëm që të votojnë”, ka thënë Konjufca.