LV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryeministër
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka shpallur zgjedhjet e brendshme për caktimin e kandidatit për kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025.
Kjo lëvizje ka njoftuar se të gjithë anëtarët e saj, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara statutore.
“Në përputhje me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, përkitazi me kriteret e përcaktuara statutore, duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4.12.2024 deri me datë 8.12.2024 pranë KZP (Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm)”, ka njoftuar Vetëvendosje.