LV-ja s’merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për ushqimin e FSK-së

14 tetor 2024 | 11:46

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë me dije se nuk do të merr pjesë në seancën e ftuar nga opozita ku do të diskutohet në lidhje me ushqimin për FSK-në.

Deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli, në një konferencë për medie, ka thënë se raportimet e opozitës sa i përket kësaj çështjeje janë dezinformata.

Ai ka thënë se ushtria e Kosovës nuk është pa bukë dhe nuk do të mbete pa bukë.

Dugolli ka shtuar se kërkesa e opozitës për dorëheqje të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusrai Lila, është shantazh dhe LV-ja nuk pranon këtë.

“Qëllimi i kësaj konference është qartësimi i pozicionit tonë si mazhorancë për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita. Veprimet e tyre kësaj here shkojnë përtej shantazhit, duke kërkuar dorëheqjen e shefes e grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila, për të marrë pjesëmarrje në seancë, është absurde dhe nuk e pranojmë. Ne nuk marrim pjesë në as një seancë që vjen nga ta”.

“Arsyeja e dytë që është me praktike, në fillim të tetorit të këtij vit me kërkesën e opozitës të gjithë anëtarët e Komisionit për siguri e përkrahem kërkesën e tyre që të ftojmë ministrin Ejup Maqedonci, për këtë çështje. Me shumë se tri orë diskutim dhe ministri u përgjigj për çështjen e ushqimit dhe të tjerat. Është një seri dezinfomatave që dëshirojnë ta keqinformojnë qytetarin”, ka thënë Dugolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Fierit dënoi këngëtarin Luiz Ejlli për falsifikim dokumentesh…