LV-ja s’mund të arrinte 51 % pa mua
10 maj 2023
| 08:22
Deputeti Fatmir Humolli ka treguar arsyet pse ka dalë nga LV-ja dhe tani është i pavarur në Kuvendin e Kosovës.
Humolli, duke folur për marrëdhëniet e tij me eksponentët e LV-së, tha se ka raporte korrekte me lidershipin.
Ai thotë se u bind që t’i bashkohej LV-së pasi që mendonte se mund të bënte ndryshim.
Ai beson se LV nuk do të arrinte shumicën e bindshme pa të.
“LV-ja nuk mund të arrinte 51 % pa mua”, tha ai në emisionin Pressing në T7.