LV-ja s’mund t’i zgjidhë problemet që i shkaktoi vetë, kurrë s’ka qenë më lehtë për votuesin
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar në “Facebook” për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Krasniqi ka thënë se “kurrë nuk ka qenë më lehtë për votuesin në Kosovë”.
Më tutje, Krasniqi ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të zgjidhë problemet e shkaktuara nga vetë ajo.
“Kurrë nuk ka qenë më lehtë për votuesin në Kosovë. Vota e tij është ose për vazhdimin e sanksioneve të BE-së, ose për heqjen e tyre. Vota e tij është për krizë me ShBA-në, ose për rikthimin e miqësisë me ShBA-në. Vota e tij është ose për vazhdimin e grindjeve me Shqipërinë, ose për raporte vëllazërore. Vota është ose për ikje zbrazje të Kosovës, ose për krijimin e shanseve për jetë më të mirë në Kosovë. E sigurt është se LV-ja nuk mund të zgjidhë problemet që i ka shkaktuar vetë. (Po të kishte aftësi t’i zgjidhte, nuk do t’i shkaktonte”, ka shkruar Krasniqi.