LV-ja sulmon Thaçin në 9-vjetorin e marrëveshjes së Brukselit

19 prill 2022 | 12:21

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një komunikatë të gjatë në faqen zyrtare në “Facebook” me rastin e 9-vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim raportesh që mban firmën e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqit nga pala serbe.

Nëpërmjet kësaj komunikate, Vetëvendosje ka sulmuar Hashim Thaçin duke thënë se këto bisedime i kishte nisur me Serbinë në momentin kur Kosova ishte në kulmin e arritjeve si shtet dhe si pas tyre me një veprim të tillë Thaçi e kishte “njollosur pavarësinë”.

Gjithashtu në këtë komunikatë është thënë se këto bisedime kishin filluar kur s’kishin kaluar as tre muaj nga publikimi i raportit të Dick Martyt.

Komunikata e plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi…