
LV-ja thotë se asamblistët Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë përjashtuar nga partia
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se asamblistët Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk janë më pjesë e kësaj partie.
Sipas njoftimit të LV-së, Lahu dhe Azemi janë nga kjo parti me vendim të komisionit disiplinor, i cili është marrë më 10 mars.
“Dy anëtarë të grupit parlamentar të Kuvendit Komunal në Prishtinë janë përjashtuar nga Lëvizja Vetëvendosje,Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk janë më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje!, me vendim të komisionit disiplinor të Lëvizjes. Vendimi i parë është marrë me datën 10.03.2025. Votimi dhe prezenca në seanca në të cilat dëmtohet interesi publik dhe tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve për interesa të ngushta, janë arsyet e këtij përjashtimi. Rruga jonë është gjatë dhe vështirë, ata që për interesa personale tjetërsojnë këtë rrugëtim nuk kanë vend në Lëvizje!”, është thënë në njoftimin e LV-së.