LV-ja: Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e Besnik Bislimit
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë së deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është keqkuptuar në tri çështje, sa i përket dialogut të zhvilluar dje në Bruksel.
Manxhuka ka thënë se në pikat kufitare do të vazhdojë të jetë e pranishme Policia e Kosovës, ndërsa do të largohet vetëm Njësia Speciale. Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se reciprociteti do të mbetet në fuqi, ndërsa targat “KM” do të mbeten ilegale në Kosovë.
Postimi i plotë i Manxhukës:
Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi:
1. Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me KFOR-in;
2. Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;
3. Targat “KM” (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës.