LV-ja u tregon mërgimtarëve si të regjistrohen për zgjedhje (video)
19 nëntor 2024
| 13:22
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Më saktë, përmes kësaj videoje, partia e kryeministrit Albin Kurti u ka treguar mërgimtarëve se si të regjistrohen për zgjedhje.
Vetëvendosje u ka kërkuar mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e ardhshme.
“Të dashur bashkatdhetarë, nëse ende nuk jeni regjistruar për votim jashtë Kosovës, shfrytëzojeni këtë të drejtë që ju takon duke u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Afati i fundit për regjistrim është 26 dhjetor 2024”, ka njoftuar Vetëvendosje.