LV-ja: Vrasja e Astrit Deharit ka qenë krimi më i rëndë që ka ndodhur në Kosovë

05 nëntor 2020 | 12:23

Në 4-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një konferencë për medie, në të cilën është thënë se “vrasja e Astritit ka qenë krimi më i rëndë që ka ndodhur në vend”.

Këtë koment e ka dhënë anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, teksa ka shtuar se drejtësia për Astritin akoma mungon.

“Vrasja e Astritit ka qenë krimi më i rëndë që ka mundur të ndodhte në Kosovë. Një qytetari e aktivisti politik i ishte mveshur një vepër e rëndë, sikurse edhe aktivistëve të tjerë, por Astriti nuk doli i gjallë nga burgu…Edhe pse kanë kaluar katër vite, ende nuk ka drejtësi për Astritin. Prej momentit kur është publikuar raporti i institutit zviceran ne kemi kërkuar që rasti të transferohet në Prokurorinë Speciale, të trajtonte e hetonte në detaje rastin Dehari, pa ndikime. Katër vite pas vrasjes dhe një vit nga koha kur rasti ka kaluar në Prokurorinë Speciale ende mungon drejtësia për Astrit Deharin… Bëjmë thirrje për trajtim të duhur e të pandikuar të rastit Dehari”, ka thënë Haxhiu në konferencën e thirrur për medie.

Ndërsa Xhelal Sveçla, ka thënë se Astriti është vrarë në qelinë ku po qëndronte.

“E gjithë e vërteta do të zbulohet, urdhërbartësit e urdhërdhënësit duhet të vihen para drejtësisë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se…