
LV – LDK po përpiqen ta fitojnë në tavolinë atë që nuk e fituan në zgjedhje
15 janar 2020
| 08:18
Analisti politik Faton Abdullahu i ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LV) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për zvarritjen e negociatave për formimin e qeverisë së re.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këto dy subjekte politike po përpiqen ta fitojnë në tavolinë atë që nuk kanë mundur ta sigurojnë në kutitë e votimit.
Ai ka folur edhe për ofertën e fundit të LV-së për LDK-në.
Abdullahu ka vlerësuar se pas gjithë trumbetimit për reduktim të numrit të ministrive në 12 sosh, rritja e tyre është e neveritshme.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)