LV qeverisi 4 vjet, në zgjedhje hyri pa rezultate e pa ofertë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Berndard Nikaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje pas 4 vitesh në Qeveri ka hyrë në garën zgjedhore pa rezultate dhe pa ofertë.
Ai ka thënë se kjo parti vetëm ka kërkesë nga qytetarët për 500 mijë vota pas ndonjë ofertë për qytetarin.
“Vetëvendosje pas 4 viteve në pushtet ka hyrë në garë zgjedhore duke mos ofruar rezultate e as program të qeverisë. Pyetja është se për çfarë do të votojnë qytetarët. Në rastin e VV-së është e paqartë se cila është oferta që po votojnë. Dëshiroj të besoj se qytetarët do të jenë në gjendje se cila nga ofertat, jo kërkesat, sepse VV ka vetëm kërkesa për qytetarët”ka thënë Nikaj në Tëvë1.
Nikaj duke folur për sondazhet e publikuar të cilat e qesin LVV-në fituese, ka thënë se më 9 shkurt do të shihet se te kush qendron mbështetja.
Ai duke folur për akuzuat e Kurtit i cili ka thënë se opozita aktuale do të plaken në opozitë, ka thënë se si parti nuk po merren me akuzuat e kryeministrit aktual.
Nikaj ka thënë se si parti janë të interesuar që para qytetarëve ta shpalosin programin ekonomik të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.