LVV-ja ndërron partnerin qeverisësh në Podujevë

14 shtator 2023 | 23:25

Pas ikjes së PDK-së nga koalicioni, LVV-ja ka arritur bashkëpunimin me AAK-në në Podujevë.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në komunën e Podujevës.

LVV dhe AAK kanë arritur marrëveshje të bashkëpunimit mes grupeve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal që t’i bashkërendojmë aktivitetet.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i komunës Fatri Zhitia.

“Për të votuar për pikat dhe projektet e rëndësishme për qytetarët llapjan të cilat i dërgon për trajtim dhe miratim ekzekutivi komunal”.

Zhitia deklaroi se AAK-së i është ofruar për ta udhëhequr Drejtorinë e Bujqësisë.

Klankosova.tv merr vesh nga burimet brenda AAK-së se kjo parti e kishte përkrahur kryetarin aktual të Podujevës, Shpejtim Bulliqin, gjatë zgjedhjeve lokale atje, edhe në raundin e parë e edhe në ballotazh.

Por, asnjëherë nuk ishte formalizuar një koalicion mes tyre.

Lëvizja Vetëvendosje kishte koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës për të qeverisur në Podujevë, por që ishte prishur në muajin korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka…