Lyoni shkarkon trajnerin

28 janar 2025 | 12:51

Lyoni e ka shkarkuar trajnerin Pierre Sage, pas një serie pa fitore prej pesë ndeshjesh në të gjitha garat. Lyoni është i gjashti në ligën e parë franceze pasi ka arritur vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit të ligës. Ata u eliminuan gjithashtu nga Kupa e Francës pas një disfate nga klubi francez i nivelit të pestë Bourgoin-Jallieu në raundin e 32-të.

Megjithatë, ata duket se do të sigurojnë kualifikimin automatik për në 1/16 e Ligës së Evropës. Francezi Sage u punësua në mënyrë të përkohshme në nëntor 2023 përpara se të shpërblehej me një kontratë të re deri në qershor 2026 pasi ai udhëhoqi klubin drejt kualifikimit në Evropa Ligë sezonin e kaluar. “Olympique Lyonnais është detyruar të pezullojë trajnerin Pierre Sage dhe anëtarët e stafit Jamal Alioui, Rui Lemos, Denis Valor dhe Remy Vercoutre, në pritje të një vendimi në ditët e ardhshme”, thuhet në deklaratën e klubit francez.

Sipas “L’Equipe”, pronari John Textor ka qenë duke negociuar me Paulo Fonseca për dhjetë ditët e fundit. Lioni do të presë të enjten skuadrën bullgare Ludogorets në Ligën e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Patriot Krasniqi, i cili në…