
Lyoni ‘sulmon’ PSG-në, shkak Kvaratskhelia
Në Francë shpërthen një tjetër çështje, këtë herë është klubi i Lyonit që do t’i drejtohet Ligës Profesionale të Futbollit me një ankesë zyrtare ne lidhje me transferimin e Kvaratskhelias te PSG.
“L’Equipe” shkruan se presidenti i klubit francez pretendon se transferimi i gjeorgjianit është i paligjshëm. Gjithnjë sipas numrit një të Lyonit, Kvara mund të regjistrohej vetëm në bazë të financimeve të brendshme dhe jo me ndihma nga jashtë, me para të fituara në klub. Ai pretendon se ish-sulmuesi i Napolit nuk duhej të zbriste në fushë në sfidën e fundit në Francë, që përkoi pikërisht kundër tyre.
PSG-ja fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Lyonit. Nëse pretendimet e presidentit të Lyonit do të vërtetoheshin, PSG-ja do të humbiste ndeshjen në tavolinë, por tri pikët nuk do t’i shkonin Lyonit.