Lyoni tejkalon parashikimet, eliminon edhe Cityn nga Liga e Kampionëve

15 gusht 2020 | 22:53

Skuadra e Lyonit po tregon se është mjaftë e fortë në Ligën e Kampionëve, pasi e eliminoi Juventusin nga kjo garë, të njëjtën gjë e ka bërë edhe me Manchester Cityn.

Klubin anglez, Lyoni e mposhti sonte me rezultat 1-3 dhe në këtë mënyrë u kualifikua në gjysmëfinale ku përballë do ta ketë Bayern Munchen. Kjo e fundit e mposhti mbrëmë Barcelonën me rezultat bindës 8-2.

Golat për Lyonin i shënuan  Maxwel Cornet (24’) dhe Moussa Dembele (79’, 87’), kurse për Cityn golin e vetëm e shënoiKevin De Bruyne (69’).

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 10 vjeçar nga Lezha humbi jetën tragjikisht në Kakavijë,…