Lyrical Son dhe Gresa bëjnë pushime me vajzën në Meksikë
09 shkurt 2018
| 11:11
Reperi i njohur Lyrical Son ka premtuar se këtë vit do të jetë shumë produktiv në muzikë.
Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij Gresa kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të merituara pushimi. Ata kanë shkuar në Meksikë për ta shijuar plazhin dhe motin e ngrohtë, bashkë me vajzën e tyre, Evën.
“Pushime në Meksikë me më të dashurit e mi”, ka shkruar Gresa në rrjetet sociale në mbishkrimin e fotografisë.