“Ma futën tytën e automatikut në gojë” – Osmani rrëfen për mediumin britanik çfarë i kishte ndodhur në luftë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë një intervistë për gazetën britanike The Telegraph, ku ka deklaruar se është në dijeni të një plani të paramilitarëve serbë dhe grupit famëkeq “Wagner” për të bërë sulm hibrid në Kosovë, por ajo ka treguar edhe një histori personale që lidhet me luftën e fundit në Kosovë.
“Si 16-vjeçare u detyrua të largohej nga Mitrovica në vitin 1999”, shkruan gazeta duke treguar gjithashtu se si Osmanit “një ushtar serb ia futi në gojë tytën e pushkës së tij sulmuese AK-47”.
Osmani thotë se atij ushtarit serb “po i lutesha që të mos qëllojnë babin tim”.
“Ushtari po përpiqet të më mbyllë gojën. Ishte ferr”, thotë presidentja 40 vjeçare e Kosovës.
“Mijëra prej nesh u detyruam të shkonim drejt Shqipërisë. Njerëzit janë përdhunuar dhe vrarë”, shtoi Osmani duke thënë se historia e saj ishte edhe historia e mijërave të rinjve e të rejave gjatë luftës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.